TIRANE- Një aksident rrugor ka ndodhur rreth mesnatës në rrugën e Durrësit në kryeqytet. Mësohet se një automjet tip “Volksweagen” është përplasur me një tjetër automjeti tip “Range Rover”.

Për pasojë, mjeti “Volksweagen” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar.

Në fotot e siguruara nga “BalkanWeb” duket se dy automjetet kanë pësuar dëme materiale.
aksident-ne-durres-1
Ndërkaq, si pasojë e goditjes kanë pësuar dëmtime të lehta dy drejtuesit e mjeteve.
aksident-ne-durres
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb