“Bashkimi Evropian është “gati për të gjitha skenarët”, kështu deklaroi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Kjo deklaratë e saj vjen pas kërcënimeve të SHBA-së për një tarifë shtesë prej 25% për automjetet e importuara nga BE-ja.

“Një marrëveshje është një marrëveshje “, theksoi ajo gjatë një konference për shtyp në Jerevan, duke iu referuar marrëveshjes tregtare midis BE-së dhe administratës Trump, e cila u përfundua në korrik dhe kufizoi tarifat doganore për automjetet evropiane të shitura në Shtetet e Bashkuara në 15%.

Të premten, Donald Trump kërcënoi bllokun evropian me tarifa të reja shtesë doganore për makinat dhe kamionët e eksportuar në Shtetet e Bashkuara, duke akuzuar BE-në se nuk e respekton marrëveshjen tregtare të nënshkruar midis dy anëve të Atlantikut.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb