Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky do të zhvillojë nesër një takim me presidenten e Komisionin Europian, Ursula von der Leyen, në Kiev.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i tij Sergei Nikoforv.

Ai theksoi se nuk do të bëhen të ditura shumë detaje rreth këtij takimi për arsye sigurie.

Ndër të tjera një zëdhënës i BE ka theksuar se shefi i politikës së Jashtme të BE Josep Borell do të udhëtojë gjithashtu këtë javë në Kiev.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: