Mbi 500 votues i janë shtuar listave të zgjedhësve në bashkinë Vorë në 6 muajt e fundit. Votuesit sipas të dhënave që disponon News24 rezultojnë të jenë transferuar me dokumente nga qytete të ndryshme të vendit,  Kavaja, Durrësi, Pogradeci, Lushnja, Tirana, Kruja, Korça.
Nga hulumtimet e kryera rezulton se një pjesë e madhe e emrave  të regjistruar rishtas në gjendjen civile të Vorës si banorë dhe aktualisht janë dhe në listat e votuesve nuk kanë dijeni për një fakt të tillë.


Nga verifikimet në terren të dy prej emrave të përzgjedhur rastësisht në listë, rezultojnë se personat nuk kanë asnjë lidhje me Vorën dhe nuk kanë ndryshuar vendqëndrimet e tyre të para, ndërsa thonë se në dijeninë e tyre nuk kanë ndryshuar pasaportizim. I tillë është dhe rasti i Shpëtim Bashallit nga Lini i Pogradecit dhe Daut Tafës nga Lushnja.

Megjithëse dy shtetasit e lartpërmendur mohojnë të kenë ndryshuar gjendjen civile,  në një zyrë noteriale në Vorë rezultojnë  të firmosura dy deklarata vendqëndrimi noteriale, ku evidentohen numrat e kartave të identitetit dhe personat që i kanë marrë nën patronazh për strehim dhe njëri prej tyre është Lulzim Vrana, kryetar i PD për Vorën ndërsa në rastin tjetër i përket një punonjësi të bashkisë Vorë.

Pikëpyetja që ngrihet në këtë rast është kush i regjistroi fiktivisht këta shtetas në bashkinë Vorë, cili është roli i noterit Shaban Gjoka në këto lista? Nga verifikimet rezulton se noteri Gjoka ka kryer të gjitha deklaratat noteriale të vendqëndrimit për më shumë se 500 persona të shtuar si votues.

Sipas informacioneve nga qytetarët e Vorës në disa raste nëpërmjet joshjes financiare, banorët kanë nënshkruar kontrata fiktive.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb