Një zhvillim i papritur ka ndodhur në qarkun e Kukësit pas numërimit të votave të diasporës, të cilat kanë ndryshuar balancat mes kandidatëve të Partisë Demokratike.

Ishte pikërisht vota e diasporës, që i dha epërsinë Isuf Çelës, duke i siguruar atij mandatin e dytë si përfaqësues i PD-së në këtë qark.

Gara ishte tejet e ngushtë mes Çelës dhe rivalit të tij brenda listës, Shkëlqim Shehut, por me një diferencë të vogël prej 60 votash, Çela arriti të dalë fitues.

Img 8523
Img 8523

Ky përmbysje në minutat e fundit konfirmon rolin vendimtar të votës së emigrantëve në rezultatin përfundimtar.

Rezultati për Qarkun e Kukësit

Img 8524
Img 8524

Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 20,769 vota – 53.6%

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 11,770 vota – 30.4%

Koalicioni Partia Socialdemokrate (PSD) – 5,164 vota – 13.3%

Partia Mundësia – 294 vota – 0.8%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 93 vota – 0.2%

Lëvizja Atdheu (LA) – 44 vota – 0.1%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 6 vota – 0.0%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 342 vota – 0.9%

Koalicioni Lëvizja Bashkë – 147 vota – 0.4%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 54 vota – 0.1%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 42 vota – 0.1%

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb