TIRANË

Kryeministri Edi Rama tha se ata që rezultojnë pozitivë me COVID-19 nuk mund të votojnë më 25 prill. Teksa u pyet për një plan nga qeveria për personat që do të jenë me COVID më 25 prill, Rama tha se do ndodhë si në vende të tjera dhe do të qëndrojnë në shtëpi.

“Do bëjmë të njëjtën gjë që kanë bërë vendet e tjera. Ata të cilët janë testuar pozitivë dhe nuk janë negativizuar, duhet të qëndrojnë në shtëpi. Ata normalisht duhet të vetëkarantinohen, nuk bëhet fjalë. Sigurisht që janë të parët njerëzit që duhet të marrin përgjegjësinë për këtë. Ajo që është inkurajuese është se nuk ka pasur të dhëna shqetësues post elektorale në aspektin e influencës mbi shëndetin e njerëzve. Pra, nuk ka pasur rritje të numrit të infektimeve. Sigurisht që njerëzit duhet të përpiqen për radhën, distancën”, tha Rama.

Ndërkohë ai foli dhe për regjistrin e pronarëve përfitues duke theksuar se ndaj duhet të vijojë puna për të bërë komplet funksional sistemin.
“Pikërisht për këtë arsye ne duhet të vazhdojmë punën sepse kadastra përgjigjet online për pronat e dixhitalizuara, ka një pjesë tjetër të pronave të cilat janë ende në proces regjistrimi, dixhitalizimi. Aplikimi bëhet online, por procesi i verifikimit nga administrata është manual. Kjo do zgjidhet duke bërë komplet funksional sistemin”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb