UGANDA- Pesë persona janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me burg përjetë, pasi akuzohen se janë autorë të një sulmi me bombë në vitin 2010. Ngjarja ndodhi në kryeqytetin e Ugandas, Kampala, ku u vranë 74 njerëz.

Lajmi është bërë i ditur nga BBC, ndërsa pohohet se mes të dënuarve është edhe Isa Ahmed Luyima, organizatori i sulmeve. Ai akuzohet si përgjegjës për kryerjen e atentatit. Ndërkohë, dy persona të tjerë janë shpallur fajtor për terrorizëm dhe janë dënuar me nga 50 vjet burg.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: