KOSOVE- Katër ushtarë austriakë të KFOR-it janë pezulluar dhe janë kthyer në Austri, pasi që dyshohen për mizori ndaj kafshëve, shkruan “Koha.net”. Javën e kaluar ata kanë vrarë disa mace dhe një qen në kampin Notting Hill, në veri të Kosovës.

Kafshët ishin duke vrapuar në afërsi të kampit, kur kanë ndodhur mizoritë ndaj tyre.

Koloneli Michael Bauer i ushtrisë austriake ka thënë se incidentin e ka raportuar një epror, dhe se kjo është e patolerueshme. Ndaj të përfshirëve do të ketë procedura disiplinore.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: