Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka mbajtur fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Ne kemi nevojë për njerëz seriozë që janë të gatshëm të shkojnë deri në fund. Ne kemi nevojë për vende që brenda 24 orëve të na ofrojnë armë. Ushtria ruse vrau me qëllim këdo që i shërbente vendit tonë. Ata qëlluan dhe vranë gra jashtë shtëpive të tyre kur thjesht u përpoqën të thërrisnin dikë që ishte gjallë, ata vranë familje të tëra, të rritur dhe fëmijë dhe u përpoqën të djegin kufomat”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb