Për vrasjen e Lolës së vogël në Paris, prokurori po heton se viktima është vrarë, përdhunuar dhe torturuar. Lola, 12 vjeçe, u mbyt, më pas u ther dhe trupi i saj u mbyll në një enë plastike poshtë shtëpinë ku jetonte me familjen e saj. Ajo kishte lënë shkollën të premten e kaluar dhe iu afrua në hyrje një grua, e dyshuara kryesore, algjeriania Dahbia, 24 vjeç dhe një burrë i pastrehë me probleme psikiatrike.

Pista e vrasjes pa motiv

Pista ku po heton prokuroria për vdekjen e Lolës së vogël është ajo e një vrasjeje të lindur pa motiv të vërtetë, nga një grup i margjinalizuar. E dyshuara 24-vjeçare u arrestua së bashku me motrën e saj Amine, 33 vjeçe. Dy burra të tjerë rreth të dyzetave janë ende në paraburgim, pasi ata mund të kenë ndihmuar disi Dahbian, ndoshta për të transportuar trupin e adoleshentes.

Autopsia:12-vjeçarja vdiq nga asfiksia

Dahbia ishte parë në lagje pasditen e së premtes, kur Lola ishte zhdukur tashmë, duke folur me veten, duke ecur zbathur. Pranë saj ishte ena e rëndë plastike të cilën ajo nuk e mbante dot, pasi kërkoi më kot ndihmën e disa kalimtarëve. Nga autopsia rezulton se Lola ka vdekur nga asfiksia.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: