KURBIN

Policia e Kurbinit ka identifikuar e shpallur në kërkim dy persona, të cilët dyshohen si autorë të vrasjes së dy të rinjve mbrëmjen e djeshme në qytetin e Laçit.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat  raporton se efektivët po punojnë për kapjen e Markel Gjonbushi 25 vjec dhe Vincens Pali (Bushi).

Pas konfliktit me armë mes grupeve në  qytetin e Laçit, humbën jetën dy shtetasit Mikel Jushi 35 vjeç dhe Jani Jushi 30 vjeç, kushërinj mes tyre. Mësohet se fillimisht sherri verbal ka nisur brenda ambienteve të një lokali dhe më pas ka degjeneruar në përplasje me armë pasi kanë lënë ambientet e tij.

Dy kushërinjtë u transportuan me urgjencë drejt Tiranës menjëherë pas ngjarjes, por nuk arritën të mbijetonin për shkak të plagëve të marra.

Ende nuk dihen shkaqet e përplasjeve mes tyre, ndërsa hetimet janë shtrirë në disa pista. Dy të rinjtë (djem xhaxhallarësh) u dërguan mbrëmë në një spital privat në kryeqytet, por ndërruan jetë në sallën e operacionit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: