Ka mbërritur në gjykatë Kristian Sterjo, 20-vjeçari i cili akuzohet për vrasjen e Johan Zukos. Pas zhvillimit të seancës, gjykata ka vendosur masën “Arrest në burg”, për 20-vjeçarin Sterjo.
Burime brenda gjykatës kanë bërë me dije se autori ka deklaruar po të njëjtat gjëra si para grupit hetimor.
Sipas informacioneve, mësohet se Kristjan Sterjo ka qenë i qetë gjatë gjithë seancës ndërsa në përfundim të fjalës së tij, ai ka deklaruar se është penduar për atë që ka bërë.
Kristjan Sterjo ka treguar se ata janë konfliktuar më herët, por nuk ka patur qëllim vrasjen e Joan Zukos.
I riu e vrau bashkëmoshatarin pasditen e 8 gushtit pas disa konflikteve të mëparshme mes tyre dhe një zënke ku autori pretendon se viktima i kishte ngacmuar të dashurën.
