TIRANË

Vrasja e dy vëllezërve në Krujë ka tronditur të madh e të vogël, jo vetëm të afërm e njerëz që i njihnin dy djemtë Gramoz e Xhontil Bardhi. Por gjakmarrja goditi përsëri duke marrë jetën e dy të rinjve që ndoshta nuk kishin asnjë faj për krimet e së kaluarës.

Dhimbjen krimit të dyfishtë ia shton dhe një mesazh i Dom Gjergj Metës, i cili kishte njohje personale me më të voglin, Xhontilin, i cili ishte pagëzuar Gjon dhe ishte një i ri shumë aktiv në aktivitetet e rinisë së krishterë.

Ai shkruan se kishte shumë gjëra për t’i thënë dhe i kërkon falje që nuk mund të mbërrinte në kohë.

“Sa shumë gjana kisha me të thanë sot more Gjon. Por për tash po të them vetëm lamtumirë! E më fal që nuk munda me mbërritë në kohë …
Lamtumirë Gjoni i mirë! Lutju Zotit për ne!”, shkruan Dom Gjergj Meta.

Dom Gjergj Meta
Dom Gjergj Meta

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb