Detaje të reja nga vrasja e 43-vjeçarit në Dukagjin. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se autorët e vrasjes së Gjergj Krygjës kanë lëvizur me një mjet tip ‘Fuoristradë’ në afërsi të banesës së 43-vjeçarit. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Sume të Dukagjinit.

Mësohet se viktima ka marrë 4 plagë si pasojë e atentatit me armë zjarri, ndërkohë që autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes pas krimit.

43-vjeçari kishte shkuar në fshat për të mbledhur prodhimet e dimrit, që ka në tokat bujqësore, kur është qëlluar për vdekje. Ai është vrarë në afërsi të banesës që ka në fshat, por shkonte aty vetëm për të mbledhur prodhimet e dimrit. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: