TIRANË

Procesi gjyqësor ndaj dy të pandehurve për vrasjen e Agim Bucit dhe plagosjen e bashlëshortes së tij në sy të djalit të mitur, merr tjetër rrjedhe në gjykatën e Apelit të Tiranës. Vladimir Kurti i dënuar me burgim të përjetshëm për krimin e rëndë që tronditi vendin i tha trupës gjykuese se vrasjen e Bucit e kreu kundrejt pagesës dhe jo për grabitje.

Ai pretendon se urdhërues i krimit, është Albert Zaja, i cili është arrestuar së fundmi si vrasës me pagesë i Shkëlzen Kastratit në Fier. I dënuari përjetë shprehet se armën ja kishte vënë në disponicion Zaja dhe i kishte dhënë edhe shumën prej 1 mijë eurosh, ndërsa 30 mijë euro do tja paguante pasi të kryente krimin, por nuk bën me dije motivin e ngjarjes. Më tej I dënuari përjetë shpjegon se armën e krimit ia ktheu po Zajës, e për këtë arsye ajo nuk gjendet, ndonëse pas vrasjes së Agim Bucit në Kamzë, policia devijoi lumin e Tërkuzit, pasi kishte dyshime se ishte hedhur aty.

Vladimir Kurti shpjegoi më tej, se nuk tregoi të vërtetën pas arrestimit, pasi kishte frikë për jetën e tij dhe të familjarëve, por tashmë që Albert Zaja është arrestuar, ai vendosi të rrëfehet. “Kam patur frike te flas deri me tani sepse me kane kercenuar”, deklaroi i pandehuri. Edhe bashkë I pandehuri tjetër, Rruzhdi Hoda konfirmoi të njëjtën dëshmi.

Pasi dëgjoi rrëfimet e të pandehurve, Gjykata e Apelit Tiranë vendosi të kërkojë informacion nga policia dhe prokuroria, përpara se të shpallë vendimin. Vladimir Kurti është dënuar përjetësisht, ndërsa bashkëpunëtori i tij Rruzhdi Hoxha u dënua me 25 vite burgim. Të dy hynë në orët e vona të mbrëmjes të maskuar dhe të armatosur në marketin e Agim Bucit dhe hasën rezistencën e tij dhe të gruas për të marrë xhiron dittore. Në pak minuta, opersonat e maskuar qëlluan mbi ciftin e basghkëshortëve, duke lënë të vrarë burrin dhe të plagosur rëndë gruan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb