TURQI- Pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi dy ditë më parë, policia e kij vendi ka arrestuar 13 persona të dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Fillimisht u arrestuan 6 persona në provincën Aidyn, aty ku vrasësi Mevlut Mert Altyntash ka lindur. Në mesin e të arrestuarve janë edhe familjarët e vrasësit, babai, nëna, motra dhe të afërmit e tjerë, raporton TASS.

Ndërkohë 6 persona të tjerë janë arrestuar në Izmir. Ambasadori i Rusisë në Ankara, Andrey Karlov u vra me armë zjarri nga një ish polic në gjatë një fjalimi në një galeri fotografish në Ankara. Gjatë ekzekutimit ai thërriste “Allahu Ekber” si dhe kjo “është për Sirinë”.

Pak minuta pas ekzekutimit të ambasadorit rus agresori u qëllua për vdekje.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: