TIRANE-Pas apelimit të masës së sigurisë nga të akuzuarit për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë, Gjykatën Apelit të Krimeve të Rënda ka vendosur sot që të shtyjë vendimin për shqyrtimin e çështjes për në datën 22 shkurt, pasi është bërë gabim me njoftimet.

Elton Hoxhallari, Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Efthymios Efthimiou kërkuan nga gjykata e Apelit lirimin nga burgu, por trupa gjykuese vendosi shtyrjen e vendimit për të enjten.

Avokati grek i të akuzuarit, Efthymios Efthimiou ka thënë se klienti i tij është i pafajshëm  dhe procesi duhet të bazohet në prova dhe jo spekulime.

“Kërkojmë që procesi ndaj Efthymios Efthimiou të bëhet mbi prova dhe jo mbi spekulime”-ka thënë ai.

Ish-speciali grek dhe të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Kasmit, iu caktua me heret nga Gjykata e Tiranes masa e sigurisë ‘arrest me burg’, masë të cilën e apeluan.

Vrasja
Devi Kasmi u ekzekutua me 4 plumba mbrëmjen e 29 janarit në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’ në afërsi të Urgjencës së Pediatrisë. Atentatorët që thuhet se kanë qenë hipur në një motor dhe të pajisur me skafandra pritën deri sa objektivi i tyre doli nga banesa, ndërsa qëlluan ndaj tij, duke e lënë të vdekur në vend. Fill pas krimit ata u larguan me shpejtësi në drejtim të SHISH, duke fshehur kështu gjurmët, pasi përfituan edhe nga errësira në vendin ku ndodhi vrasja. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ngjarja ka të bëjë me konflikte për trafik droge, pasi dyshohet se viktima ishte përfshirë në aktivitete kriminale. Po ashtu, Devi Kasmi kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Spanja, shtet ku jetonte prej kohësh.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: