Gazetarja Klodiana Lala, ka raportuar për “BalkanWeb”, dëshminë e plotë të të penduarit Klevis Alla, i cili, ka treguar me detaje se si ndodhi vrasja e vëllezërve Besimir dhe Viktor Haxhia, në prill të vitit 2020.

Në rrëfimin e Allës, ai ka implikuar për vrasjen e dy vëllezërve disa persona, duke nisur nga Talo Çela e Nuredin Dumani, të cilët fillimisht ishin porositësit e vrasjes, e më pas, Enver Divën dhe Besian Xhixhën, të cilët, ishin personat që kishin pranuar për të kryer vrasjen, por infektimi me COVID i Divës, ndryshoi të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Në këtë moment, hynë në lojë Talo Çela dhe Nuredin Dumani, të cilët, duke përdorur si shofer të penduarin Alla, kanë vrarë vëllezërit Haxhia. Kjo, pasi sipas të penduarit, Nuredin Dumani dhe Talo Çela ishin në konflikt me Besmir Haxhinë, për lekët e grabitjes së Rinasit.

Sakaq, Alla ka treguar, se Nuredin Dumani, të cilin e kishte komshi, i ka kërkuar që ta takonte. Në bisedën që kanë zhvilluar ai i ka kërkuar Allës që dy miqtë e tij (Enver Divën dhe Besmir Xhixhën), t’i dërgonte pranë shtëpisë së Besmir dhe Viktor Haxhisë, për të monitoruar zonën.

Besmir Xhixha dhe Enver Diva, pasi kanë monitoruar të gjithë ambientin, kanë rënë dakord për të kryer vrasjen, por kanë kërkuar që si shofer të jetë Klevis Halla, pasi ishte një njeri që e njihte mjaft mirë zonën.

“Në muajin mars dhe prill jam telefonuar nga Nuredin Dumani për të shkuar në shtëpinë e tij. E kam komshi. Ai më tha: ‘merri këto se janë shokët e mi dhe çoji përreth shtëpisë së Besmir Haxhisë, e mos fol fare’. Ai thotë se me automjetin e tij tip Golf 5, shkuan afër shtëpisë së Besimirit dhe ranë dakord për vrasjen e Haxhisë, ata thanë që vendi është i mirë, nuk kishte kamera, por mungonte shoferi.

Ata kishin menduar që shoferi do të ishte Alla, pasi e njihte mirë zonën. Dy ditë më parë, Nuredini tha që një person kishte rezultuar pozitiv me COVID, e ai ishte Enver Diva. Në një tjetër moment ka shoqëruar Xhixhën te shtëpia e Dumanit, e pas një dite ai ka ikur.

Një natë më pas, është diskutuar mes Dumanit, Çelës dhe autorëve për vrasjen e Besimir Haxhisë. Kur plani me vrasësit me pagesë dështoi, Talo Çela, Nuredin Dunami dhe të tjerët, vendosën që ta kryenin vetë vrasësin. Në fakt, objektivi ishte vetëm Besmir Haxhia, ndërsa nuk ishin në dijeni që në makinë gjatë momentit të vrasjes ishte dhe vëllai i tij, Viktori” tha gazetarja Lala.

Më pas, gazetarja Lala ka treguar dhe pse Alla ka refuzuar fillimisht të implikojë në Nuredin Dumanin në këtë histori. Sipas tij, Dumani njihej si një person i rrezikshëm në qytetin e Durrësit, me lidhje të forta në polici. Madje sipas Allës, Dumani, e ka kërcënuar se do të vriste motrën e tij nëse tregonte. I riu ka rrëfyer të gjithë ngjarjen, vetëm kur policia e ka siguruar se ai dhe familja e tij do të jenë në mbrojtjen e tyre.

“Ai ka mohuar dhe ka fshehur emrin e Nuredin Dumanit dhe flet për një person të tjerë të përfshirë dhe e identifikona të me nofkën Bubi. Sipas tij, Nuredin Dumani është një njeri i rrezikshëm, me lidhje të forta në polici, madje sipas tij, Dumani e kishte kërcënuar se do t’i vriste motrën, ndaj dhe ka heshtur. Por kur ka marrë sigurinë e policisë, se ai dhe familja e tij do të ishte i mbrojtur, i ka rrëfyer të gjitha”, përfundoi gazetarja Lala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb