TIRANE

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur sot te vrasja e dy të rinjve në Laç, të cilën e cilëson një atentat të mirëfilltë kriminal. Përmes një postimi në “Facebook”, ish-kryeministri Berisha teksa u shpreh ngushëllimet familjareve shkruan se qyteti i Laçit është përgjakur nga kriminelët e Narkoshtetit.

“Laçi pergjaket nga kriminelet e Narkoshtetit!

Qyteti ne duar te krimit, narkopolicia ne anen e vrasesve!

Te dashur miq, krimi i lidhur me narkoshtetin dhe fallangat e tij pergjaken qytetin e Laçit. Kriminele te njohur dhe te mbrojtur nga narkoshteti ekzekutuan mbreme ne qytetine Lacit dy te rinj, Mikel dhe Jani Jushi perkatesisht 30 dhe 35 vjeç, Mikeli futbollist i superiores.

Me kete rast shpreh ngushellimet e mia te ndjera familjeve te viktimave dhe denoj me forcen me te madhe si autor pergjegjes kryesor narkoshtetin e Edvin Kristaq Krimit. Burime te mire informuara bejne me dije se njeri nga vrasesit e te rinjve ishte krimineli i narkopushtetit Markel Bushi, autor i grabitjeve me arme i denuar me 9 vite nga gjykata dhe qe ne vitin 2017 kishte derdhur bresheri kallashnikovi mbi policine dhe pavaresisht nga te gjitha keto jetonte i lire per shkak te lidhjeve te forta me narkoqeveritare vendor dhe qendror te Edvin Kristaq Krimit.

Edhe njehere ftoj shqiptaret te ngrihemi fuqishem dhe te ndahemi nje minute e me pare me narkoshtetin e Edvinit e te rikthejme rendin, sigurine qe meritojme! Sb”-shkruan Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb