GJIROKASTER-Pavarësisht pretendimeve të familjarëve për një ekspertizë greke, trupi i ekstremistit grek që u vra tre ditë më parë nga RENEA, pasi hapi zjarr ndaj këtyre të fundit në Bularat është nisur nga morgu i Gjirokastrës drejt Tiranës per autopsinë.

Mësohet se trupi i Kostandinos Kacifas ka mbërritur në Tiranë rreth orës 21:20 për ekzaminime të detajuara nga mjekësia ligjore qendrore me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bëjnë me dije për “BalkanWeb” se trupi i Kacifës nuk do varroset deri në përfundim të procedurave dhe autopsisë së plotë të trupit me qëllim që të mos ketë kundërshtime dhe pretendime nga familja.

Kërkesa e Krimeve të Rënda erdhi tre ditë pas vrasjes së 35-vjeçarit, familjarët e të cilit refuzuan deri në orën 16:00 të ditës së sotme që ta tërheqin trupin, pasi kërkonin ekspertizë greke. Familjarët ishin përgatitur që ta bënin ekspertizën privatisht në Dervican me mjek grek.

Më herët në një deklaratë për mediat greke, babai i Kostandinos Kacifa ka thënë se djali i tij u fymëzua nga ushtarët grekë.

“Konstandinos, ai u frymëzua nga ushtarët grekë 40-41 që ranë këtu në Epir. U frymëzua aq thellë saqë nuk ishte ndarë nga flamuri grek”- ka thënë ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

NGJARJA
Në prag të zhvillimit të festes se Greqisë, e cila si çdo vit u organizua edhe në qendër të fshatit Bularat në Gjirokastër, të shtëna me armë tronditën zonën. Policia, e cila ishte stacionuar në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës menjëherë është nisur ne drejtimin nga janë dëgjuar të shtënat, ndërsa identifikoi edhe personin që qëlloi me armë. Kostandin Kaçifa sapo ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë. Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin. Shtetasi Kostandinos Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër shkoi dhe nje helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale RENEA nga Tirana, te cilat benee te mundur edhe lokalizimin e autorit. Por pasi nuk iu pergjigj thirrjes se policise per t’u dorezuar, 35-vjecari qëllonte me armë zjarri, ndërkohë që mbeti i vrarë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb