ELBASAN

Një person që dyshohet se ka dijeni për vrasjen e Everest Cakës është shoqëruar në Policinë e Elbasanit.

BalkanWeb mëson se personi i shoqëruar mund të jetë dhe i implikuar në vrasjen e 41-vjeçarit.

Policia po ushtron kontrolle në lagjen ‘’Skënderbej’’ aty ku natën e 11 majit u vra Caka i cili ishte në makinë me bashkëshorten.

Deri më tani nuk ka asnjë autor të arrestuar për ngjarjen. Dhjetëra persona janë shoqëruar për këtë ngjarje, mes të cilëve disa herë edhe Mirjan Asllani i cili kishte miqësi.

Nga vrasja është mësuar deri më sot se autorët ditën e ngjarjes kanë pasur disa informatorë, teksa para dhe pas ekzekutimit u pa një motor me katër rrota me dy persona sipër, muskulozë dhe me skafandra që qarkullonin.

Një automjet u gjet i djegur në Kavajë, por dyshohet se ishte rreng i autorëve për të hequr vëmendjen.

Everest Caka nga ana tjetër ka pasur probleme të shkuara pasi vite më parë iu vra vëllai në Spanjë dhe vitin e kaluar kushëririr Arjan Spahiu në Belgjikë.

Ai ka qenë akuzuar për vrasjen e Gëzim Alikajt, vëllai i të cilit i vrau vëllanë në Spanjë. Po ashtu Caka ka pasur lidhje familjare dhe me një tjetër personazh të njohur të krimit në Elbasan, Erion Alibej.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb