Ish- kapiteni i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj i është bashkuar nismës për protesta anti- racizëm që kanë filluar në SHBA pas vrasjes së afro- amerikanit George Floyd nga një polic teksa tashmë solidarizimi ka filluar në gjithë botën.

Mavraj i njohur edhe si një besimtar i devotshëm mysliman thotë se ekzistojnë disa kultura në këtë botë që nuk e kanë pasur kurrë këtë temë si islami. Për ta provuar këtë ai ka publikuar një foto bashkë me disa njerëz të tjerë me ngjyrë duke buzëqeshur.

”Bota moderne? Demokraci? 2020 dhe ne ende flasim për racizmin ? Ekzistojnë disa kultura në këtë planet që nuk e kanë pasur kurrë këtë temë”- shkruan Mavraj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb