SHKODRA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka mbledhur kupolën e Policisë së Shkodrës për vrasjen e Bardhok Pllanajt 2 ditë më parë gjatë një atentati.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se në fokus të takimit janë hetimet për vrasjen e Planajt.

Policia e Shkodrës deri më tani nuk ka identifikuar apo kapur asnjë autor deri më tani për atentatin me 120 plumba automatik ndaj 46-vjeçarit.

Bardhok Pllanaj njihej si një nga kriminelët më të rrezikshëm në Shkodër, teksa vite më parë iu sekuestrua një pallat 10-katësh me vlerë 10 milionë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb