TIRANE-Një grup prej katër ekspertësh të Institutit të Mjekësisë Ligjore, po kryejnë ekspertizën në trupin e Kostandinos Kacifas, minoritarit grek që vra nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës. Ekspertët do të përcaktojnë se cila është distanca prej nga është qëlluar Kacifas dhe nëse ka shenja dhune ne trupin e viktimës.

Familjarët e viktimës, pretendojnë se i afërmi i tyre, është qëlluar nga një distancë e afërt. Por nga ana tjetër specialët e RENEA këmbëngulin se të shtënat kanë qenë nga një distancë e konsiderueshme. Burimet thonë se viktima ka dy plagë kraharor. Janë mjekët ligjore, që do të thonë fjalën e fundit, për mënyrën sesi është qëlluar ndaj Kacifasit dhe distancën prej nga është qitur me armë në drejtim të tij. Ndërsa përmes analizave toksikologjike, do të përcaktohet nëse 35-vjeçari ka qenë nën efektin e ndonjë substance. Trupi i pajetë i Kostandinos Kacifas u transportua mbrëmjen e së martës nga Gjirokastra për në Morgun e Tiranës dhe do të mbahet aty deri në përfundim të ekspertizës, e cila mendohet të përmbyllet brenda një jave.

Nëse palët nuk kanë pretendime, atëherë trupi iu dorëzohet familjarëve për të kryer varrimin, në të kundërt me urdhër të Prokurorisë mund të vendoset për kryerjen e një ekspertizë të dytë nga një tjetër grup ekspertësh, madje mund të kërkohet ndihme edhe nga ekspertë të huaj. Ndërkohë, prokuroria për Krime të Rënda po heton për ngjarjen në dy drejtime kryesore: nëse homogjeni grek ka patur bashkëpunëtorë të tjerë në momentin që qëlloi ndaj policisë, dhe nëse forcat RENEA kanë vepruar ose jo në përputhje me ligjin. Grupi hetimor që drejtohet nga Prokurori Niazi Seferi po kryen një sërë veprimesh hetimore, po ajo që bie në sy është këqyrja e rrjetit social ‘Facebook’ i Kacifas, ku ai shpërndante thirrje raciste.

NGJARJA
Në prag të zhvillimit të festes se Greqisë, e cila si çdo vit u organizua edhe në qendër të fshatit Bularat në Gjirokastër, të shtëna me armë tronditën zonën. Policia, e cila ishte stacionuar në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës menjëherë është nisur ne drejtimin nga janë dëgjuar të shtënat, ndërsa identifikoi edhe personin që qëlloi me armë. Kostandin Kaçifa sapo ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë. Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin. Shtetasi Kostandinos Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër shkoi dhe nje helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale RENEA nga Tirana, te cilat benee te mundur edhe lokalizimin e autorit. Por pasi nuk iu pergjigj thirrjes se policise per t’u dorezuar, 35-vjecari qëllonte me armë zjarri, ndërkohë që mbeti i vrarë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb