Teksa sot u mbajt seanca gjyqësore për vrasjen e Pjerin Xhuvani, gjyqi i radhës është shtyrë për në 17 janar. ngjarja ndodhi më 21 prill 2021.

Rezarta Tahiraj, avokatja e viktimës ka deklaruar se kërkon kohë që të paraqesë prova të reja të ngjarjes. Seancat gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt po zhvillohen në gjykatën e Elbasanit, pasi Gjykata e Lartë më herët vendosi se ky proces nuk do të transferohej në asnjë qytet tjetër.

Gjykata e Lartë me këtë vendim, rrëzoi kërkesën e transferimit që ishte bërë nga i pandehuri kryesor i asaj vrasjeje, Arbër Paplekaj, dhe pranoi konkretisht të gjitha arsyet e deklaruara nga avokatja Tahiraj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: