Avokati Ndue Pjetra, i cili është dhe avokati mbrojtës i Andi Malokut, shoferit të Prokurorit Arjan Ndoja, që mbeti i vrarë në atentatin që iu bë prokurorit rreth dy vite më parë në Mbikalimin e Shkozetit, i ka kërkuar falje gazetares së News 24, Klodiana Lala, rreth një përplasje që kanë pasur mesditën e sotme. Sakaq, i ftuar në rubrikën “Opinion”News 24, avokati Pjetra, bëri thirrje se gjykata nuk duhet të dënojë njerëz nëse s’kanë prova.

Ndue Pjetra: Duke qenë se ne jemi mbrojtësit e viktimës shohim shumë parregullsi dhe veprime të kryera në kundërshtim me ligjin nga organi i akuzës dhe gjykata. Jemi në kushtet kur duhet të ndahen gjerat. Nuk mundet prokurori të çojë në gjyq, persona pa prova. Vepra penale kanë ndodh, e do të ndodhin, por duhen prova. Duhet të largohemi nga epoka e vjetur me të re. Rasti konkret është që shkon në gjyq, e nuk na jepen provat. Unë dua pamjet filmike, me pa a është klienti im apo jo. Nuk mund ta dënosh tjetrin pa prova. Sot tek gjykata kishte pakënaqësi nga baba i viktimës, ku ka kërkuar dëmshpërblimin, është e vërtetë. Nuk jemi ende në fajësi, janë kërkesat për t’u fajësuar. Ne kemi pasur një polemikë me gazetarët, veprimet e zonjës Lala janë të ligjshme, edhe si gazetare, por a jemi para kushteve që të merremi me lekët e viktimës apo jo. Ne nuk e dimë për çfarë është vra.

Për akuzën ndaj koleges Lala keni ndonjë ndjesë për të?

Ndue Pjetra: Lala gjatë kësaj kohe veprimet i ka kryer të rregullta, nëse ka pasur ndonjë tejkalim momentit, gjithmonë bëhet fjalë tek momentet, jo mitmarrje, ne nuk kemi, por i kërkojmë ndjesë Lalës dhe të gjitha mediave. Nëse kemi korrupsion që është shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Për sa i përket hetimeve duhet të jenë të rregullta, s’duhet dënuar njerëz pa prova. Të arrijmë në një konkluzion që çdo shqiptar duhet të jetë i qetë dhe i sigurt në vendin e vet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb