Vrasja e dy të rinjve në Mamurras ka vënë në lëvizje Policinë e Shtetit. Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe deputeti socialist, Gjetan Gjetani për qarkun e Lezhës.

Përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, deputeti ka përcjellë shqetësimin për këtë ngjarje, e cila ka tronditur banorët e kësaj zone.

Kjo sipas tij, tregon se policia në Kurbin është një hallkë e paaftë dhe e korruptuar. Ai në fund ka paralajmëruar se do të kërkojë interpelancë në parlament për këtë ngjarje të rënd. Deputeti Gjetani ka paralajmëruar se do të jetë ai i parë që do të ngrihet në protestë, ndërsa do t’iu bëjë thirrje banorëve t’i bashkohen atij.

Statusi i deputetit:


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb