Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ku ish bashkëshorti qëlloi për vdekje me armë, 40 vjecaren Valbona Nrecaj dhe vajzën e saj 9 vjeçe ka sjell edhe reagimin e ambasadorin amerikan Greg Delawie. Në një postim në twitter, Delawie shkruan se ndjehet i trishtuar dhe i zemëruar me vrasjen e dyfishtë, ndërsa thekson se është tragjike se si nëna dhe bija nuk ishin të mbrojtura.

“I trishtuar dhe i zemëruar thellësisht nga vrasja e nënës dhe të bijës në Gjakovë. Është tragjike se ato nuk ishin të mbrojtura. Programi ynë ‘Sundimi i Ligjit’ është duke punuar me policinë, prokurorët, gjyqtarët për tu siguruar që ankesat për dhunë në familje të marrin vëmendje të menjëhershme”, ka shkruar Delawie në një postim në Twitter.

Ndërkohë seanca e sotme gjyqësore, ku Pjetër Nrecaj do të njihej me masën e sigurisë është ndërprerë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Inspektoriati Policor i Kosovës ka nisur hetimet ndaj policëve që kanë qenë në detyrë ditën kur u vra 40-vjeçarja, Valbona Marku – Nrecaj, si dhe vajza e saj 9 vjeçe .

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: