VLORË

Një 40-vjeçar i quajtur Gentjan Qarri është qëlluar për vdekje nga një makinë sot në Vlorë. Autorët e kanë qëlluar në gjoks viktimën dhe ai ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “News 24” e “Balkanweb” se një automjet është gjetur i djegur pak kohë pas atentatit. Deri tashmë nuk kemi identitet të atentatorëve.

Mendohet se kanë qenë dy atentatorë. Atentatorët kanë qenë me kapele dhe me maskë të Covid. Në vendngjarje ka shumë kamera, por maskat bëjnë të pamundur shpesh identifikimin e autorëve.

Rruga është me shumë kalime dhe ndaj favorizon  kriminelët, sepse ata arratisen në drejtime të ndryshme. Autorët kanë djegur makinën tek Hidrovori, që është zonë e pandriçuar. Qarri ka qenë i dënuar më parë për trafik droge.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: