Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Labovë të Gjirokastrës, ku një 60-vjeçar mbeti i vrarë pas një sherri. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00. Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se Andrea Xhavarra në sherr e sipër është goditur pas veshit me një gur apo me një shkop nga fqinji i tij, Jano Koleta.

Për pasojë, burime hetimore thonë se i moshuari kishte kafshuar edhe gjuhën, ndërsa goditja ka rezultuar fatale për të, ndërsa ka mbërritur i pajetë në spital. Dy të moshuarit thuhet se janë zënë për hapësirën e kullotës së fshatit, ndërkohë që kjo nuk është hera e parë që ata konfliktoheshin. Po ashtu, Metaj raporton se gruaja e autorit, kryetare e fshatit, është përpjekur që të fshehë krimin.

Ndërkohë që policia pasi mori vesh për vrasjen, udhëtoi drejt fshatit duke bërë të mundur kështu arrestimin e autorit 67-vjeçar, i cili u kap në shtëpi. Koleta njihej nga banorët e zonës si njeri problematik, pasi kishte pasur zënka të tjera.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: