Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit, ku një i ri është ekzekutuar me armë zjarri nga një 18-vjeçar, pas një konflikti për motive banale.

Viktima Madrit Ulqinaku, ishte një person i pa skeduar më parë, njihej për një jetë të qetë që e bënte mes Italisë dhe Elbasanit, ku kishte dhe familjen.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se ai ishte babai një vajzë 8-vjeçare.

Autori i krimit, Horgito Peqini pas sherrit që ka pasur me viktimën, edhe pse një grup të rinjsh janë përpjekur për të shuar gjakrat, ka marrë armën dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të Ulqinakut duke e lënë të vdekur në vend. Sakaq, policia ka nisur kërkimet për arrestimin e tij, pasi është larguar nga vendngjarja menjëherë pas krimit.

Por familja e Ulqinakut ka përjetuar edhe një tjetër dramë, pasi në trazirat e 1997, i është vrarë edhe një djalë tjetër. I vëllai Adriatik Ulqinaku u vra ne 1997 përballë Kopshtit të fëmijëve, në lagjen Kongresi i Elbasanit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb