Gazetarët dhe ekspertët e sigurisë të ftuar në emisionin “Open” kanë komentuar detajet tronditëse të dala nga rrëfimi i Nuredin Dumanit. Ata dalin në përfundimin se këta persona, i shohin vrasjet si një biznes.

Ata thonë se dëshmitë përputhen dhe me ngjarjet e ndodhura dhe detajet e ditura prej policisë. Për atentatin e dështuar ndaj L.M., gazetari Julian Kasapi tha se mund të ketë lidhje me të vëllain, i cili dyshohet se është përfshirë në një vrasje në ’97-ën.

Karamuço: Këta nuk janë më emocionalë. I shohin ftohtë. E kanë kthyer në biznes, profesion. Të gjithë këto krime që bien në sy. Janë në kaos edhe të deklarimeve jo shumë të qarta. Ku ta provoj unë që ka qenë Talo ai që goditi dhe vrau gruan. Ngjarja ku kanë qenë Dumani dhe Talo provohet vetëm nga Dumani. Ky i hedh çdo gjë tjetrit edhe në formë hakmarrje.

Kasapi: Për një pjesë të ngjarjeve jam në dijeni që përputhen me përpikmëri. Për vrasjen e Emiljano Ramanzanit, Fatmire Dedej në Durrës. Ai ka dhënë detaje. Dëshmitë e kryqëzuara, kanë dalë se janë të sakta. Unë mendoj se dëshmia e dumanit për L.M. duhet të verifikohet. Prokuroria ka nisur verifikimet për familjen e personit që iu bë atentat. Vëllai i L.M është përfshirë në një vrasje në ’97-ën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: