Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit, ku brenda pak kohësh janë vrarë 2 persona, policia e Elbasanit ka ngritur postbllok në aksin Elbasan-Bradashesh.

Mësohet se postblloku është ngritur që prej pasdites së sotme në këtë aks të rrugës kombëtare që lidh daljen e qytetit të Elbasanit, ndërkohë që policia ushtron kontrolle në automjete dhe jo rralle edhe te persona të ndryshëm.

Ndërkohë që në orët e para të mbrëmjes kanë nisur kontrollet policore edhe në disa lagje të qytetit të Elbasanit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb