DURRES

Lulzim Cuku i  cili vrau disa ditë më parë gruan e tij në Xhafzotaj të Durrësit ka dalë para Gjykatës ku i është komunikuar masa e arrestit me burg. Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton se Prokuroria ndërkohë kërkoi gjithashtu arrest me burg dhe asnjë nga familjarët nuk është i pranishëm në sallë.

Lulzim Cuku vrau gruan e tij Majlinda Cukun duke dëshmuar pas krimit se ishte xheloz pasi gruaja e tij ishte më e re dhe më e bukur. Ai shkonte si  emigrant në  Greqi për të punuar dhe thotë se mbrëmjen e ngjarjes debatuan.

Ai pranoi krimin duke pohuar se asnjë nuk kishte për t’ja falur vrasjen. Pas krimit ai iku për në Dibër por më pas u vetdorëzua në Polici.

Ngjarja ndodhi natën e dy shkurtit dhe gruaja ishte masakruar në tualet ku Policia gjeti bashkë edhe tre fëmijët të mbuluar nga gjaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb