Gazetari Senad Nikshiqi, ka siguruar për “BalkanWeb” pamje nga vendi i ngjarjes, ku burri vrau të shoqen në fshatin Nenshat të Vaut të Dejës. Në pamjet e publikuara shihet se si është vendosur shiriti i sigurisë në vendin ku ka ndodhur krimi, e ndërsa në terren, ndodhen forca policie.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orëve të mesditës. Viktima u identifikua si Xhuliana Topalli, 40 vjeçe. Pas krimit, bashkëshorti i saj, Niko Hiha, ka tentuar të vrasë veten e aktualisht ndodhet në spital. Mësohet se çifti ishte divorcuar prej disa kohësh, ndërsa motivet e kësaj ngjarje të rëndë ende nuk dihen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb