Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit Elton (Bengaj) Meta, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij 23-vjeçaren Sabrina Bengaj.

Ngjarja ka ndodhur më 10 tetor të një viti më parë.

Mësohet se autori i kësaj ngjarje ka mbërritur disa orë më parë për të shmangur një konflikt të mundshëm me familjarë të cilët ishin në dyert të Gjykatës.

Kujtojmë se seanca e parë nuk u zhvilluar për shkak të mungesës së paraqitjes të të pandehurit. Në Gjykatë ka mbërritur edhe avokati i familjes së Sabrinës.

Ai ka thënë për mediat se burgu i përjetshëm është i vetmi dënim për autorin e kësaj ngjarjeje.

Si ndodhi ngjarja:

Mbrëmjen e 10 tetorit, Elton Bengaj ka hyrë në banesën e prindërve të ish-bashkëshortës me një armë zjarri kallashnikov në dorë. Pas kërkesës së Sabrinës për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, ai e qëlloi disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten (për të cilën ishte nxjerrë një urdhër mbrojtje nga Gjykata) dhe është larguar me motor me shpejtësi, ku është kapur më pas nga policia pas kërkesës së të atit të tij dhe policisë për t’u dorëzuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb