TIRANE– Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar një vendim me 60 ditë burg për Leo Nikën, i cili akuzohet për vrasjen e dy prindërve të tij në Xhafzotaj të Durrësit dy ditë më parë. Ndërkohë, mësohet se Gjykata ka kërkuar që 29-vjeçari t’i nënshtrohet ekspertizës mendore. Ekspertiza do të përcaktojë më pas nëse Nika vuan nga sëmundje e shëndetit mendor apo jo.

I riu dyshohet se vrau me armë zjarri prindërit, Ali dhe Junije Nika, më 29 qershor, pak kohë pasi ishte kthyer nga emigrimi në Itali. Kur u arrestua, autori, baba i një vajzë, ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa ka dyshime të forta që mund të vuante nga depresioni. Sakaq, viktimat ishin gjetur të dy të shtrirë dhe të pajetë në derën kryesore të banesës.

DESHMIA NE POLICI
Pas arrestimit, Leo Nika pohoi autorësinë e vrasjes, ndërsa në gjendje të rëndë psikologjike tregoi se si kishet ndodhur ngjarja. Burimet për BalkanWeb bënë me dije se debati mes tij dhe dy prindërve kishte nisur për çështje parash.

“Kalova gjithë natën pa gjumë, isha i stresuar. Prindërve u kërkova para për të ikur në Itali. Ata nuk më dhanë dhe pikërisht këtu nisi sherri. Pastaj nuk e mbaj mend se si qëllova mbi prindërit,” rrëfeu dje 29-vjeçari.

Në shtëpinë e të riut, janë gjetur sasi të mëdha qetësuesish të cilët Leo i përdorte për gjendjen e depresionit, bëjnë me dije burime për “BalkanWeb”. Të njëjtat burime tregojnë që edhe pse vuante nga depresioni për shkak të papunësisë dhe varfërisë, por Nika nuk kishte kartelë të hapur për gjendjen mendore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: