DURRES – Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 43-vjeçarin Miran Tila, i cili akuzohet për vrasjen e shokut të tij të ngushtë, pak ditë më parë në fshatin Shkallë të Manzës. Tila u shfaq i penduar përpara trupës gjykuese, duke kërkuar mëshirë. Ai pranoi vrasjen, por theksoi se nuk e ka kryer krimin me paramendim.

“Nuk isha nisur për ta vrarë, ndodhi në gjaknxehtësi. Arben Hasa më ofendoi familjen dhe u acarova. Nuk e mbaj mend sesi e kam qëlluar atë natë.”- u shpreh 43-vjeçari.

Viktima Arben Hasa prej vitesh kishte hapur një biznes për përpunimin e drurit. Sipas hetuesve të çështjes, biznesmeni u vra pas një konflikti banal me shokun e tij të ngushtë, Miran Tila. Po sipas të njëjtave burime, Arben Hasa u vra për hakmarrje, ndërsa kishte hequr nga puna 43-vjeçarin pas debateve mes tyre.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb