62-vjeçari, Xhafer Uruçi, i cili u arrestua ditën e enjte pas vrasjes së gruas së tij Zenepe Uruçi është vetëvrarë në burgun e Ternit në Itali.

I moshuari e vrau të shoqen duke e goditur disa herë me thikë pas një sherri mes të dyve, ndërsa mësohet se ai ka vrarë veten në qelinë e tij duke u varur me një çarçaf.

Sipas mediave italiane Uruçi ishte i vetëm në qeli dhe ndodhej nën vëzhgim të rreptë pasi kishte zhvilluar edhe një seancë me psikologun e burgut.

Ai u gjet i varur nga një prej policëve që po kontrollonte qelitë e të burgosurve, ndërsa raportohet se në atë moment nuk mund të jepej ndihma për të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb