MANÇESTER 

Një ngjarje e rëndë tronditi pak kohë më parë opinionin publik në Britaninë e Madhe, pasi një vajzë e re nga Shqipëria vrau me thikë vogëlushen Emily Jones 7 vjeçe, në Ditën e Nënës, kur ajo ishte në një park bashkë me prindërit e saj.

Eltiona Skana, 30 vjeçe, u deklarua fajtore për vrasje, në një seancë të shkurtër të mbajtur online në Gjykatën e Kurorës në Mançester. Emily u vra me thikë për vdekje ndërsa vizitoi Queen’s Park në Bolton me prindërit e saj më 22 mars shkruajnë mediat në gjuhën angleze.

Në seancën e sotme, Skana ishte nën shoqërinë e një këshilltari ligjor. Michael Brady, i tha gjyqtarit që seanca duhet të shtyhet për shtatë ditë, me qëllim që avokatët e prokurorisë të merrnin në konsideratë deklaratat e të akuzuarës, e jo kërkesë u mor parasysh nga ana e gjykatës.

Hetimi ka treguar se 7-vjeçarja Emily Jones ishte në një park me prindërit e saj, kur u godit me thikë nga shqiptarja. Skana e goditi me thikë në qafë, duke çuar në krim fatal. Emily u dërgua me urgjencë në Spitalin Mbretëror Salford, por u shpall e vdekur tragjikisht në 03:56 pasdite, pavarësisht punës së mjekëve për ta mbajtur në jetë.

Skana u arrestua nën dyshimin e vrasjes së Emily menjëherë në atë kohë. Shqiptarja është dërguar në një spital psikiatrik të shëndetit mendor, që pasi ka ndodhur ngjarja tragjike. Avokatët mbrojtës tani kanë shtatë ditë për të shqyrtuar deklaratat e saj. Një gjyq mbi akuzën e vrasjes është planifikuar të fillojë më datë 23 nëntor.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb