20 besimtarë myslimanë janë sulmuar dhe vrarë në rajonin Amhara të Etiopisë, teksa po shkonin në një varrim.

Dhuna duket se nuk ka lidhje me konfliktin midis forcave pro-qeveritare dhe rebelëve Tigrayan.

Kreu i Këshillit Suprem të Çështjeve Islame në Amhara tha se një mjet shpërthyes i hedhur në turmë vrau tre persona.

Viktimat e tjera vdiqën kur shpërthyen përleshjet.

Varrezat ku ndodhi sulmi ka qenë objekt i një mosmarrëveshjeje midis myslimanëve dhe të krishterëve ortodoksë, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë së Etiopisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb