ANGLI

Një futbollist anglez i kategorive të ulëta është vrarë gjatë natës në Nottinghamshire. Bëhet fjalë sipas mediave angleze për Jordan Sinnott, një futbollist i Matlock Toën.

Ai kishte dalë natën jashtë teksa u gjet në një shesh në gjendje të rëndë shëndetësore. Dyshohet se disa persona e kishin rrahur dhe i kishin thyer kafkën.

Ai u transportua menjëherë në spital teksa u gjet në sheshin ‘’Retford’s Market’’ në orën 02:00 të së shtunës.

Policia e qytetit u njoftua për një sherr masiv në një park makinash ku festohej. Disa orë pas ngjarjes u gjet Sinnott i rrahur.

Një person është deri tani si i dyshuar për vrasjen e mesfushorit Sinnott, një 27- vjeçar i cili qëndron në paraburgimin e komisariatit të zonës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb