Një udhëheqës i lëvizjes shiite Muqtada al-Sadr u qëllua sot për vdekje në jug të Irakut.

“Njerëz të armatosur të paidentifikuar hapën zjarr ndaj Rami al-Shabani në qytetin al-Diwaniyah, duke e vrarë atë menjëherë”, tha kapiteni i policisë Jamal al-Din al-Sudairy për AA.

Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen.

Al-Sudairy tha se një hetim ka filluar për vrasjen.

Al-Shabani ishte një udhëheqës në Brigadën e Paqes, i lidhur me lëvizjen Sadr. Brigada është anëtar i forcave pro-qeverisë Hashd al-Shaabi, ose Forcave të Mobilizimit Popullor.

Vrasja e sotme erdhi disa ditë para përvjetorit të parë të vdekjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani në sulmin ajror të dronëve amerikanë në Irak, mes frikës nga rritja e sulmeve ndaj objektivave amerikane nga milicitë irakiane të mbështetura nga Irani.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb