Shefi i të ashtuquajturës së Zyrës së Kosovës për Beogradin, Marko Gjuriç ka komentuar vizitën e presidentit të Serbisë në Veri të Mitrovicës.

Ai deklaroi se të gjithë serbët e presin me padurim, ndërsa shtoi se presidenti do të sjellë vendime inteligjente me interes strategjik për banorët.

“Presidenti Vuçiç do të vijë të shohë të gjithë serbët në Kosovë. Ne presim me padurim këtë dhe ne do të dëgjojmë të gjitha argumentet dhe arsyet të cilat do të sjellin vendimin më inteligjent dhe më të mirë në interes të serbëve dhe Serbisë”-tha ai.

Presidenti i Serbisë do të qëndrojë dy ditë në veri, ndërsa janë përcaktuar një sërë vendesh për t’u vizituar prej tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb