KOSOVE-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic po vijon një vizitë zyrtare në veri të Kosovës. Mëngjesin e sotëm qytetarë të shumtë në Skënderaj kanë bllokuar aksin rrugor Skenderaj – Mitrovicë, në kundërshtim të vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç në fshatin Banjë.

Protestuesit kanë vendosur kamion, dru dhe objekte të tjera duke bllokuar rrugën që çon për në fshatin Banjë të kësaj komune, të cilin Vuçiç pritet ta vizitojë në orën 09:15.

Në protestë është parë edhe zyrtari i PDK-së, Gani Koci, ndërsa Policia e Kosovës po vëzhgon situatën. Shoqatat e dala nga lufta kanë njoftuar që mbrëmë për protestën.

Njoftimi i plotë:

“Nga shoqatat e dalura nga Lufta e UÇK-së Dega Skenderaj. 

Të nderuar qytetar të Skenderajt, veçanarisht luftëtarë, invalidë dhe familjarë të dëshmoreve. Fillimisht ju kërkojmë falje që po iu shqetësojmë në këto orë të vona, por sa po morëm lajmin se Aleksander Vuçiç nesër do të shkelë tokën e Drenicës. Andaj duke ju kërkuar secilit mirëkuptim në një ditë vikendi për shqetësimin tuaj, na falni por duhet të iu ftojmë në protestë sepse po vjen pa kërkuar falje një President i një shteti që ka vrarë, masakruar dhunuar popullatën e pa fajshme nga foshnja e posalindur deri tek mosha ma e shtyer, zgjohuni në këmbë të gjithë ta ndalojmë Vuçiçin që mos të shkelë në tokën e Drenicës. Asnje zyrtar i shtetit Serb që ka shkaktu dhunë dhe vujtje në Kosovë nuk do të duhej të lejohej të hynte në Kosovë pa kerkuar falje. Takohemi të gjithë në Sheshin “ADEM JASHARI” në ora 06:00 në mengjes për ti bllokuar të gjitha rrugët që qojnë në Banjë fshat ky në tokën arberore “o sot o kurrë’’, thuhet në njoftomin e veteranēve të UÇK-së – dega në Skënderaj.

Agjenda e Vuçiçit në ditën e dytë të viztës në Veri të Kosoves:

Në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë,

Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan,

Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë,

Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe

Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje.

Dje Vuçiq ka qëndruar në Zubin Potok, Gazivodë, Leshak, Leposaviç e Zveçan.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb