Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Eric Wendt, i cili zhvilloi sot takimin e parë zyrtar me kreun e qeverisë shqiptare.
Rama ka publikuar një foto nga takimi, duke i uruar mirëseardhjen diplomatit amerikan në Shqipëri.
“WELCOME 🇦🇱🦅🇺🇸”, shkruan Rama në postimin e tij, ndërsa e shoqëron me përshkrimin: “Takimi i mirëseardhjes së Ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt”.
Takimi u zhvillua dy ditë pasi Wendt paraqiti letrat kredenciale te Presidenti Bajram Begaj, duke nisur zyrtarisht misionin e tij diplomatik në Shqipëri.
