BRITANI E MADHE

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange është zhvendosur në spitalin e Burgut ‘Belmarsh’ në Britaninë e Madhe, pas thashethemeve për ekstradim drejt SHBA-ve.

Shëndeti i Assange është përkeqësuar ndjeshëm përgjatë 7 viteve që kaloi në ambasadën e ekuatorit në Londër dhe filloi të përkeqësohej akoma edhe më shumë gjatë 7 javëve që kaloi në Belmarsh, deklaroi WikiLeaks në një njoftim të mërkurën.  Në njoftim gjithashtu bëhet me dije se themeluesi i WikiLeaks, Assange ka rënë shumë peshë dhe mezi flet me avokatin e tij.

“Situata shëndetësore e Assange ishte aq keq sa nuk arrihej të zhvillohej një bisedë normale me të”-u tha reporterëve avokati i tij, Per Samuelson, pas vizitës në Belmarsh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: