Të dërguarit e SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, në një vizitë në Kiev zhvilluan bisedime me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në kuadër të përpjekjeve të administratës Trump për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Jared Kushner tha se delegacioni amerikan pret me padurim përparim të mëtejshëm në bisedimet që synojnë përfundimin e luftës.

Ndërsa Steve Witkoff deklaroi se ekipi amerikan ishte “shumë i inkurajuar” nga ajo që e përshkroi si një diskutim “substancial dhe të rëndësishëm”.

Dy të dërguarit amerikanë udhëtuan drejt Kievit nga Moska, ku një ditë më parë zhvilluan një takim rreth treorësh me Presidentin rus Vladimir Putin. Takimi në Moskë nuk prodhoi ndonjë përparim të rëndësishëm drejt një marrëveshjeje paqeje.

Në Kiev, Zelensky i priti Witkoff dhe Kushner në Katedralen e Shën Sofisë, në qendër të kryeqytetit ukrainas. Takimi zhvillohet pranë zonës ku të premten u rrëzua një dron rus, i cili kishte shënjestruar zyrat e shërbimeve të sigurisë ukrainase.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb