Gjysmëfinalja e Superkupës së Spanjës pret sonte në orën 20.00 ndeshjen mes Barcelonës dhe Real Betis. Para sfidës, trajneri i katalanasve, Xavi është shprehur se skuadra do kërkojë të fitojë këtë trofe.

“Dëshirat dhe pritshmëritë e mia janë të njëjta prej ditës së parë që mora drejtimin e Barcelonës: unë jam këtu për të fituar trofe. Nëse nuk fitojmë trofe këtë sezon, ju do të më vrisni.

Kemi shansin të fitojmë trofe pas katër ditësh. Do të provojmë të fitojmë Superkupën e Spanjës, kam shumë besim se do ia dalim.

Do të na jepte shumë forcë fitimi i Superkupës, përndryshe do të provonim zhgënjim të madh. Do të ishte një trofe i humbur, nuk kemi pse fshihemi, kështu që duhet të luftojmë fort dhe të japim 100%.

Morali dhe atmosfera janë shumë të mira. Do të ishte një çlirim i madh fitimi i këtij trofeu, por të shohim çfarë do të rezervojë fusha” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: