Trajneri i Barcelonës, Xavi doli në konferencë para ndeshjes ndaj Valencias.

“Sinqerisht di të them se jemi mirë fizikisht dhe psikologjikisht. Kemi një objektiv shumë të rëndësishëm që është vendi i dytë. Mendoj se do të arrijmë pa problem në zonën Champions, por ne duam vendin e dytë. Valencia është një rival i rrezikshëm, por ne luajmë para publikut tonë dhe objektivi janë tri pikët.

“Nuk kam për se të mendoj tani për Gironën, ndërkohë që përpara kemi një ndeshje mjaft të rëndësishme kundër Valencias. Në radhë të parë duhet të garantojmë vendin tonë në Champions dhe më pas një vend në Superkupën e Spanjës.

Sezoni i ri- “Besimi që drejtori Deko dhe presidenti Laporta na kanë dhënë ka krijuar optimizëm. Në sezonin e kaluar nuk bëmë ndonjë planifikim të saktë dhe kjo na kushtoi jo pak. Por shpresojmë ta bëjmë këtë vit” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb